20 mln Dollarë çmimet per “Confederations Cup”

Data e publiklimit: Friday, November 30th, 2012

Do të jetë 20 milionë dollarë, afërsisht 15 milionë euro totali i çmimeve për Kupën e Konfederatave. Turneu me 8 kombëtare që shërben si provë gjenerale e Botërorit ku marrin pjesë 8 kombëtare do të zhvillohet në Brazil nga 15 deri në 30 qershor 2013.

Lajmi u bë i ditur nga FIFA, gjatë një seminari në Sao Paolo ku morën pjesë 6 nga trajnerët e 8 përfaqësueseve që do të konkurrojnë për trofeun si dhe presidenti i FIFA-s Sep Blater. Skuadra fituese e “Conferedation Cup”, do të marrë 4.1 milionë dollar ndërsa finalistja tjetër 3.6 milionë. Vendi i tretë vlen 3 milionë dollarë ndërsa i katërti dy e gjysmë. Secila prej 8 skuadrave pjesëmarrëse do të marrë nga 1.7 milionë dollar.

Gjatë seminarit me trajnerët, Sep Blater, shfaqi mbështetjen e tij për një kandidaturë të mundshme të Ronaldos për postin e presidentit të Konfederatës Braziliane të Futbollit. Numri një i FIFA-s tha se ndihet i lumtur kur ish yjet e futbollit vendosin të vënë në dispozicion kohën dhe energjitë e tyre për zhvillimin e kësaj loje edhe jashtë fushës./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 216 here

Fjalët kyçe