Abramovich ta rikthejë Avram Grantin?

Data e publiklimit: Monday, December 3rd, 2012

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është duke i dërguar “ndihmë” ish-menaxherit Avram Grant.

Daily Mail shkruan se Abramovich ka frikë se ka bërë gabim duke sjellë Rafa Benitezin dhe e sheh angazhimin e Grant në rolin e këshilltarit të spanjollit si një zgjidhje të mundshme.

Benitez ka drejtuar skuadrën për tre ndeshje, por ende është pa fitore, dhe tifozët janë egërsisht kundër tij.

Pas disfatës së të shtunës 3-1 nga West Ham, Abramovhich ka folur me stafin e tij për angazhuar personin të cilin e shkarkoi pas finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2008.

Grant, i cili aktualisht është duke drejtuar Partizanin e Beogradit, mendohet se ka raporte të mira me Benitez, që e ka inkurajuar Abramovich të mendojë se dyshja mund të punojnë në tandem./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 191 here

Fjalët kyçe