Adebayor mungon në Kupën Afrikane

Data e publiklimit: Monday, December 3rd, 2012

Sulmuesi i Tottenhamit, Emmanuel Adebayor, do të mungojë në turneun e muajit të ardhshëm, Kupën e Kombeve të Afrikës.

Adebayor ka zbuluar se ai do të lërë anash karrierën ndërkombëtare me Togon pasi ndaj tij nuk janë realizuar pagesat.

“Lojtari dhe kapiteni i Togos, Emmanuel Sheyi Adebayor, nëpërmjet kësaj informon publikun se ai po e suspendon karrierën e tij me skuadrën e Togos”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga lojtari. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 159 here

Fjalët kyçe