Agnelli: Ndaj Shakhtarit kërkojmë vetëm fitoren

Data e publiklimit: Monday, December 3rd, 2012

Juventusit i mjafton një barazim me Shakhtar Donetsk për të siguruar kualifikimin në Champions Ligë, por presidenti i bardhezinjve, Andrea Anjeli nuk u beson llogarive, ai synon vetëm fitoren në këtë përballje të fundit të fazës së grupeve, për të marrë edhe vendin e parë. Por Anjeli kujton se një humbje me Shahtarin do të thotë eliminim për skuadrën e tij.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Pas këtij takimi dhe tri sfidave të kampionatit, do të bëjmë bilancin e pjesës së parë të sezonit. Në Donjeck duhet të zbresim në fushë me shumë grintë dhe me një qëllim të vetëm, fitoren. Kemi mundësi të marrin kryesimin e grupit, por mund të rrezikojmë edhe eliminimin.”

Juventusi renditet në vendin e dytë në Grupin E, me 2 pikë më shumë se Celsi që luan me Nordsjealand, ndaj bardhezinjve do t’u mjaftojë vetëm barazimi për t’u kualifikuar, pasi është e favorizuar në ndeshjet direkte me Celsin, ndërsa Shaktari edhe nëse humbet është i kualifikuar./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 312 here