Albiol nuk dëshiron largimin e Ronaldos

Data e publiklimit: Friday, December 28th, 2012

Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Albiol, dëshiron që ylli i klubit, Cristiano Ronaldo, të qëndrojë në Santiago Bernabeu.

Ronaldo po flitet se nuk do ta rinovojë kontratën me Real Madridin, ndërsa është Albiol ai që nuk e dëshiron portugezin jashtë klubit.

“Unë nuk e di nëse ai do ta rinovojë kontratën, por Cristiano Ronaldo është më i miri në botë. Dhe ne duam që ai të jetë me ne për një kohë të gjatë”, ka theksuar Albiol. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 485 here

Fjalët kyçe