Allardyce: Van Persie mund t’ia sjellë titullin United

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Menaxheri i West Ham United , Sam Allardyce, thotë se Robin van Persie mund ta bëjë diferencën për Manchester United këtë sezon.

Van Persie shënoi golin e vetëm të takimit të mbrëmshëm për ta mbajtur United në krye të tabelës së Ligës Premier, që me barazimin e Chelseat, duket se edhe një herë do të jetë një garë në mes dy skuadrave të Manchesterit (Untied e City).

“Manchester United ka shumë lojtarë të cilët do të kenë periudha të mira dhe të cilët mund të përfundojnë mirë kur ata kanë nevojë për ta”.

“Robin van Persie është një lojtar kualitativ dhe ne synuam ta mbajmë atë të qetë. Por ai do të shënojë 20 gola për Manchester United, ndoshta 30. Në fund është normale se kjo është një dallim i dukshëm”, ka thënë Allardyce.

Van Persie shënoi golin e vetëm të fitores 1-0 të Manchester United ndaj West Hamit në takimin e mbrëmshëm të Ligës Premier. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 236 here

Fjalët kyçe