Allegri: Catania më e rëndësishme se Juve

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Silvio Berlusconi nuk heq dorë nga Milani dhe në stërvitjen e fundit të skuadrës ka zbarkuar në Milanelo me helikopterin e tij. vizita e presidentit është në vigjilje të një ndeshjeje shumë të vështirë, pasi kuqezinjtë udhëtojnë në Masimino për tu ndeshur me Catanian që ka një pikë më shumë se Milani në klasifikim. Për trajnerin e djallit kuqezi Masimiliano Allegri ky 90 minutësh është shumë i rëndësishëm.

“Eshtë një ndeshje e vështirë, pasi Catania në shtëpi ka koleksionuar më shumë pikë. Për më tepër që vijnë nga një paraqitje e keqe në derbi me Palermon dhe do të kërkojnë menjëherë revansh. Do të kemi përballë një kundërshtar të karikuar dhe një tifozeri që do mbështesë në maksimum ekipin. Por një gjë është e qartë, që në fund kjo ndeshje do të ejtë më e rëndësishme se ajo ndaj Juventusit, pasi duhet të ngjitemi në klasifikim.”

Përballë gazetarëve Allegri është dukur i karikuar, ndoshta edhe nga prezenca e presidentit në stërvitjen e fundit. Megjithatë numri një i stolit kuqezi ka disa dyshime për formacionin.

“Ishte një vizitë shumë e rëndësishme ajo e presidentit. Përsa i përket formacionit mund të them që në mbrojtje de sciglio, mexes dhe constant do të luajnë ndërsa zapata dhe acerbi janë në balotazh. Në mesfushë de jong niset si titullar ndërsa në sulm do të jetë treshja që luajti ndaj juventusit Robinjo-Boateng-El Sharaui./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 258 here

Fjalët kyçe