Ancelotti dëshiron Milanin në finalen e Champions

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

Në intervistën e dhënë për “Gazzetta dell Sport”, tekniku i Paris Saint Germain, Carlo Ancelotti është i sigurt për qëndrimin e tij tek skuadra pariziene, pavarësisht rezultateve në kampionat.

Dëshira e Ancelottit është të fitojë titullin kampion në Ligue 1 dhe të avancojë sa më shumë në Champions League. “Dua të përballem me Milanin në finale”- thekson Ancelotti.Tekniku flet edhe për merkaton: “Nga këtu nuk do të largohet asnjë. Do të qëndrojë edhe Pastore që pas një periudhe të vështirë po ambientohet”.

Trajneri Ancelotti gjithashtu deklaroi se në Janar te PSG do të mbërrijë vetëm Lucas, një lojtar i ri por shumë i fortë, duke i mbyllur kështu derën De Rossit për një transferim të mundshëm në Paris. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 433 here