Ancelotti ose Loew, pasardhës të Mourinhos?

Data e publiklimit: Tuesday, December 4th, 2012

Carlo Ancelotti dhe Joachim Loew janë kandidatë për ta pasuar Jose Mourinhon në bankinën e Real Madridit. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle Marca, e cila konfirmon se në fund të sezonit ‘Special One’ do ta lë ekipin nga Santiago Bernabeu, pas prishjes së atmosferës në klub kohëve të fundit.

Kjo e përditshme shkruan për disa karakteristika që duhet t’i ketë trajneri i ri madrilen.

E para është që të dijë t’i menaxhojë yjet e ekipit; e dyta që të ketë eksperiencë të madhe, së paku në një kampionat të njohur dhe në Ligën e Kampionëve; e treta që në të kaluarën të ketë punuar dhe arritur rezultate të mira edhe nën presion; dhe e katërta që të dijë t’i mbajë raportet e mira edhe me shtypin.

Sa u përket këtyre statistikave, opsioni i parë mund të jetë Carlo Ancelotti, i cili po kalon nëpër një periudhë jo dhe aq të lehtë nën udhëheqjen e Paris Saint Germainit dhe që sipas shtypit francez, mund të largohet nga ekipi parisien ende pa përfunduar mirë sezoni. Opsioni i dytë është ai i selektorit të Gjermanisë, i cili megjithatë vështirë se do ta lë Kombëtaren para përfundimit të Botërorit 2014./SportIndeks.COm

Ky publikim eshte lexuar 210 here

Fjalët kyçe