Ancelotti: Po më ndjekë hija e Mourinhos

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Carlo Ancelotti e ka pranuar se ka filluar të ndiej presionin e të ardhmes, sidomos atë të Jose Mourinhos i cili thuhet se do të jetë pasardhësi i tij.

“Po, e pranoj që emri i Mourinhos është bërë një peshë e madhe mbi kokën time, aq sa disa prej rezultateve të dobëta të javëve të fundit janë ndikuar edhe nga emri i tij. Si trajner e di që jam gjithmonë në pikëpyetje, por më shumë sesa frikën time kam atë të skuadrës. Sivjet PSG-ja ka nisur një sezon në të cilin ka shënjestruar objektiva madhorë, por tani emri i Mourinhos po prek edhe ata, duke qenë se mua po më kritikojnë dhe në mënyrë indirekte ndërsa ai është bërë si hije te unë. Prandaj, shpresoj që këto zëra të marrin fund shpejt” deklaroi Ancelotti./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 409 here

Fjalët kyçe