Ancelotti: Tani luajmë si skuadër!

Data e publiklimit: Wednesday, December 12th, 2012

Valenciennes mund të duket emër i panjohur në kampionatin francez, por këtë sezon nuk njihin humbje në shtëpi dhe disfatën e parë ia shkaktoi PSG. Ancelotti nuk e fsheh gëzimin për suksesin dhe lojën e djemve të tij.

“Rezultati dhe 4 golat nuk kanë shumë rëndësi, ajo çka më pëlqeu dhe e veçoj është përformanca. Nuk duhet të mendojmë të fitojmë çdo takim 4-0, por ajo që duhet është sjellja në fushë dhe ndaj Valenccienes futbollistët luajtën si një skuadër e bashkuar e për këtë arsye i përgëzoj.

Ancelotti pohoi se skuadra ka rritur besimin në vetvete duke luajtur me karakter duke theksuar se pret të njëjtin qëndrim edhe në supersfidën e fundjavës ndaj kryesuesve të Lyon në “Parc de Princes”./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 348 here

Fjalët kyçe