Anderson, katër javë jashtë fushës

Data e publiklimit: Tuesday, December 4th, 2012

Mesfushori brazilian Anderson do t’i mungojë skuadrës së Manchester Unitedit për katër javë, njofton sajti zyrtar i ekipit anglez, të hënën.

Anderson ka lënduar ligamentet e gjurit të djathtë në fitoren 4:3 të Menjus ndaj Readingut, fundjavën e shkuar. Andreson 24-vjeçar, u detyrua ta lëshojë ndeshjen pa përfunduar pjesëloja e parë. Ai në minutat e para të ndeshjes shënoi gol për Menjun.

“Anderson këtë edicion ka luajtur shumë mirë dhe mungesa e tij prej katër javësh do të jetë shumë e madhe. Jam shumë i zhgënjyer që ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në derbin me Manchester Cityn”, ka deklaruar trajneri sir Alex Ferguson. Menju i prinë tabelës në Premier League me 36 pikë, tri më shumë se City në pozitën e dytë. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 213 here

Fjalët kyçe