Anzhi pas Kolo Toure

Data e publiklimit: Tuesday, December 4th, 2012

Anzhi Makhachkala është duke bërë hapa konkrete për transferimin e mbrojtësit të Manchester Cityt, Kolo Toure.

Mediat britanike shkruajnë se klubi i pasur rus është duke kërkuar të transferojë yje të cilët luajnë në Evropë, dhe e kanë shënjestruar Touren si një përforcim të mundshëm.

Por, menaxheri i Cityt, Roberto Mancini, nuk duket se e ka në plan ta shesë mbrojtësin.

Madje ai nuk mendon përtej muajit janar, kur Kolo, së bashku me vëllain e tij më të ri, Yaya Toure, dhe bashkëkombasin tjetër Abdyl Razak, do të udhëtojnë në Kupën e Kombeve të Afrikës. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 263 here

Fjalët kyçe