Aperkatet “vrasëse” të Krasniqit

Data e publiklimit: Friday, December 28th, 2012

Boksieri kosovar i kategorisë gjysmë të rëndë, Haxhi (Robin) Krasniqi, ka gjasa të mira për të fituar titullin e botës në versionin WBO. Kështu së paku vlerëson analisti i boksit Scott Gilfoid. Gilfoid në një analizë të shkruar për uebfaqen “Boxingnews24.com” ka vlerësuar lart kualitetet e Krasniqit. Krasniqi do të sfidojë titullin e botës në versionin WBO më 16 mars kur në Britani do të përballet me uellsianin Nathan Cleverly, që është pronar i titullit.

“Sa më tepër analizoj sfiduesin numër një të versionit WBO në kategorinë gjysmë të rëndë, Robin Krasniqin, aq më tepër impresionohem nga ai. Mendoj se Krasniqi (25) do t’i shkaktojë kampionit të versionit WBO, Nathan Cleverlyt, kokëçarje të mëdha në luftën e 16 marsit në Britani. Krasniqi është një boksier mjaft i ndërlikuar pasi nuk jep shumë grushte, por ai ka duar shumë të shpejta. Krasniqi ka shpejtësi marramendëse të duarve dhe një aperkat vrasës. Sinqerisht më duhet të them se aperkatat e Krasniqit janë ndër më të mirët që kam parë te ndonjë boksierë. Ai i gjuan ato me një precizitet, siç shkruhet në libër, dhe është vrasës me atë goditje”, ka shkruar Gilfoid./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 2158 here

Fjalët kyçe