Armstrong mund të humbasë medaljen e Sydney 2000

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar mendon t’i heqë çiklistit Lance Armstrong, medaljen e bronzit të fituar në olimpiadën e Sydney. Insititucioni po shqyrton vendimin pasi i hoqi medaljet në Lojërat Olimpike të Athinës, katër atletëve që kishin rezultuar pozitiv me substanca të ndaluara.

Megjithatë presidenti Jacques Rogge tha se nuk do të marrë asnjë masë derisa Federata Ndërkombëtare e Ciklizmit të vendosë nëse do t’ia anulojë të gjithë trofetë Armstrong që nga viti 1998./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 443 here

Fjalët kyçe