Arsenali dhe Chelsea pas El Shaarawyn

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Agjenti i sulmuesit të Milanit, Stephan El Shaarawy, ka konfirmuar interesimin e skuadrave angleze për klientin e tij.

Ka pasur raporte për një interesim të Arsenalit dhe Chelsea për sulmuesin italian, dhe kjo tash është konfirmuar edhe nga Mino Raiola.

“Ai po ia del mirë te Milani dhe ata janë kanë të drejtë që u japin hapësirë lojtarëve të rinj. Nëse ai dëshiron, mund të tregojë vetë se pse nuk ka zgjedhur të shkojë në Londër”, ka thënë agjenti./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 287 here

Fjalët kyçe