AVB pranon se Bale mund të shitet

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, ka pranuar se ylli i skuadrës së tij, Gareth Bale, mund të shitet së shpejti pas performancave të shkëlqyeshme së fundmi.

Talenti uellsian është duke u kërkuar nga shumë top-klube botërore dhe gjasat më të mira për ta blerë atë i ka Real Madridi, i cili është shumë i interesuar për të.

“Për momentin ai po luan shkëlqyeshëm për Suprsat dhe ne jemi mahnitur se çfarë po bën ai për ne. Ai do të ketë karrierë të shkëlqyeshme”.

“Është e qartë se ne duam ta mbajmë atë këtu te Tottenham sa më gjatë që të mundemi por ne e kuptojmë që lojtarë të tillë kanë oferta të mëdha në treg dhe kjo është e natyrshme në botën e futbollit”, është shprehur portugezi./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 225 here

Fjalët kyçe