Babai i Falcaos: Radamel në Real ose Premier League

Data e publiklimit: Tuesday, December 11th, 2012

Bota e futbollit është mahnitur me të arriturat e Lionel Messit por, magjitë e tij mbeten në hije pasi që kësaj radhe doli në pah Radamel Falcao, i cili ka çuditur edhe vetë Messin. Sulmuesi i Atletico Madridit pasi terrorizoj mbrojtësit dhe portierin e Deportivo LaCorunas, i ati i tij, Radamel Garcia ka zbuluar se kolumbiani si i vogël ka ëndërruar të vesh fanellën e Real Madridit.“Tigri kolumbian” tani mund të zgjedh cilin do ekip për të luajtur ndërsa më së shumti për shërbimet e tij janë të interesuar londinezët e Chelseat, të cili madje janë të gatshëm që të përmbushin klauzolën prej 60 milionë eurosh.

Falcao ka lënë gojëhapur fundjavën e kaluar tërë adhuruesit e futbollit, kur ai shënoi pesë gola në triumfin me rezultat 6:0 kundër Deportivos edhe pse është theksuar shpesh se ai dëshiron të qëndrojë në Atletiko, vështirë se mund të refuzojë ftesën e rivalit të qytetit, Realit.

“Ëndrra e tij ishte që të luajë për Real Madridin edhe kur ishte fëmijë, ai ka dashur të vesh fanellën e ‘Los Blancos’. Nëse ai nuk shkon në Real Madrid ka të ngjarë të luajë për një ekip anglez,” tha Radamel Garcia, babai i sulmuesit të Atletikos, për mediet kolumbiane.

E përditshmja britanike “Mirror” raporton se Chelsea dhe Real do të fillojnë një betejë të madhe në janar për sigurimin e nënshkrimit të Falcaos, ndërsa “El Confidential” pohon se sulmuesi ‘vrasës’ në mirëbesim u ka kumtuar miqve se do të lëviz verën e ardhshme për në “Santiago Bernabeu”./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 319 here

Fjalët kyçe