Balague: Mourinho, arsyeja e lamtumirës së Guardiolës

Data e publiklimit: Friday, December 14th, 2012

Guillem Balague, autori i biografisë së Pep Guardiolës, zbulon një prapaskenë interesante përsa i përket largimit të teknikut nga skuadra e Barcelonës. Sipas tij, motivi kryesor i largimit të Pep është pikërisht portugezi polemik Jose Mourinho.

“Nëse diskuton me Guardiolën për Mourinhon lehtësisht mund të vëresh se gjuha e trupit të tij dhe mënyra e tij e të shprehurit ndryshojnë tërësisht”, deklaroi Balagué gjatë intervistës për ‘Punto Pelota’.

“Pep nuk preferon të flasë e të prononcohet mbi portugezin. Drejtimi i një klasikeje si Barcelona-Real Madrid nuk i falte më asnjë kënaqësi Guardiolës. Mund të them me bindje se Mourinho e lëkundi vetëbësimin e tij dhe e destabilizoi, deri në atë të pike sa të merrte vendimin e një viti pushim absolut nga karriera”, perfundoi gazetari Guillem Balagué./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 260 here

Fjalët kyçe