Balotelli, 2 mijë euro për taksi!

Data e publiklimit: Wednesday, December 12th, 2012

Mario Balotelli ka vazhduar me çmenduritë e tij. Futbollisti italian e ka bërë ‘skandalin’ e radhës duke shpenzuar për taksi plot 2 mijë euro, vetëm për të shkuar nga Manchesteri drejt Londrës dhe anasjelltas. 22 vjeçarin e priste në kryeqytetin anglez menaxheri i tij Mino Raiola dhe për të mos u vonuar, ai e porositi një taksi të shpejtë.

Çmenduritë e Mario Balotellit s’kanë të ndalur. Futbollisti kontrovers italian e ka bërë skandalin e radhës duke e shpenzuar një shumë marramendëse, për taksi.

Sulmuesi i Manchester Cityt ia pagoi taksistit plot 2 mijë euro, vetëm për ta transportuar nga Manchesteri për Londër dhe anasjelltas.

Përfaqësuesi italian kishte takim me menaxherin e tij, Mino Raiola dhe ishte vonuar, prandaj e mori taksin dhe kërkoi që të shkonte me urgjencë në kryeqytetin anglez.

Udhëtimi deri në Londër i kushtoi Balotellit 980 euro dhe po aq për t’u rikthyer në Manchester, që së bashku e arrijnë shifrën pothuajse 2 mijë euro.

Distanca ndërmjet Londrës dhe Manchesterit është 260 kilometra dhe 22 vjeçari shkoi me kohë për ta takuar menaxherin e tij.

Ish futbollisti i Interit kishte gjithmonë probleme në komunikacion, që kur u transferua tek ‘Citizens’ nga Nerazzurrët.

Ai ishte gjobitur disa herë, me një total prej 11 mijë eurosh. Edhe pas derbit të Manchesterit, të cilin e fitoi United me rezultat 3:2 në fundjavë, Balotelli ishte bllokuar me veturën e tij nga tifozët e ‘Djajve të Kuq’, të cilët e kanë fyer dhe gjuajtur me gjësende.

Nëse e llogarisim rrogën e Balotellit, i cili paguhet rreth 190 mijë euro në javë, 2 mijë euro mund të mos duken asgjë për të.

Por, për të tjerët 2 mijë euro mund të jenë rrogë mujore dhe këtë shpenzim e shohin të ekzagjeruar nga futbollisti me prejardhje ganeze.

Ende nuk dihet se për çfarë është takuar Balotelli me Raiolan, por mediat britanike spekulojnë se dyshja të ketë biseduar rreth largimit të mundshëm të futbollistit problematik nga ‘Citizens’ gjatë janarit.

Për të, interesim kanë shfaqur tri skuadrat e mëdha italiane, Juventus, Milan dhe Inter.

Së fundmi, menaxheri i Cityt, Roberto Mancini ka thënë se Balotelli nuk po e jep atë që mundet, por trajneri italian ka shtuar se ‘Balo’ nuk do të largohet nga Etihad Stadium gjatë janarit.

22 vjeçari ka përfunduar në bankinë tek City, pasi që para tij luajnë Aguero e Tevez, por edhe Dzeko./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 572 here

Fjalët kyçe