Balotelli bëhet baba

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Mediat gossip në Itali, njoftojnë se ish e dashura e futbollistit të Manchester City, lindi vajzë në qytetin e Napolit ditën e enjte më 6 dhjetor.

Të cituara nga mediat italiane, burime pranë vajzës së spektakleve thonë se çdo gjë shkoi me sukses, dhe si vajza ashtu edhe nëna e saj gëzojnë shëndet të plotë.

Lindja u krye në një klinikë të Napolit, qyteti i lindjes dhe vendbanimi aktual i Rafaella-s dhe Balotelli nuk ishte prezent për shkak të angazhimit të tij në kampionatin anglez me Manchester City.

Por kush e di, ndoshta 6 dhjetori do të jetë tatuazhi i radhës për Balotelli-n që bëhet baba për herë të parë. Futbollisti dhe bukuroshja napoletane qendruan për disa muaj bashkë. Ndarja mbërriti në muajt e verës dhe që prej asaj kohe, Fico ka braktisur Anglinë dhe jeton në Itali.

Thirrja e fundit e saj drejtuar Balotelli-t ishte për lidhje kurore, në të mirë të vajzës që solli në jetë. Megjithatë, në deklarata të mëhershme, Super-Mario është shprehur i dyzuar për atësinë e fëmijës dhe ka kërkuar analizat për të vërtetuar këtë fakt, kërkesë kjo që është pranuar ng Fico. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 361 here

Fjalët kyçe