Barca e blen “pleshtin” brazilian, çfarë talenti

Data e publiklimit: Friday, December 28th, 2012

Se Barcelona mendon shumë për akademinë e saj, tregon edhe gjetja e këtij talenti të jashtëzakonshëm brazilian.

Barcelona ka arritur marrëveshje për blerjen e 11 vjeçarit brazilian, Cassiano Bouzon. Talenti i Bahias thuhej se ishte që një kohë në radarin e Barcelonës, ndërsa skuadra katalonase thuhet se ka arritur marrëveshje për blerjen e tij.

Ai në Brazil po quhet si “Pleshti” brazilian, me të cilin emër thirret edhe lojtari më i mirë në botë Lionel Messi. Në videon në vazhdim mund të shikoni aftësitë e larta të talentit Bouzon./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 1492 here

Fjalët kyçe