Barça e Vilanovës pranë një tjetër arritjeje historike

Data e publiklimit: Monday, December 3rd, 2012

Barcelona është vetëm një hap larg shpalljes si skuadra më e mirë në botë për vitin 2012. Klubit katalanas i nevojiten dy fitore në La Liga si dhe të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Mbretit, ose të arrijë triumfin në takimin e radhës në Champions Ligë që të fitojë statusin e më të mirës në glob, një sukses që do të ishte i dyti radhazi për një skuadër spanjolle.

Sipas Institutit ndërkombëtar të historisë dhe statistikave, klubi më i mirë në botë për muajin nëntor është Benfika, që ka arritur t’i fitojë të gjtha takimit e zhvilluara, duke arritur në kuotën e 37 pikëve, më shumë se cdo skuadër tjetër gjatë 30 ditëve të fundit. Në grupin e 14 klubeve më të mira janë listuar Napoli, Juventus dhe Lioni, ndërsa për herë të parë që nga viti 2004, në pozicionet e para janë 4 skuadra gjermane.

Në listën e 100 më të mirave në botë, 9 klube i përkasin kampionatit brazilian, Spanja, Anglia dhe Gjermania përfaqësohen me nga 7 klube, Italia me 6, Argjentina dhe Franca me 5 dhe Ukraina me katër./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 222 here

Fjalët kyçe