Barcelona ia mësyn David Luizit

Data e publiklimit: Wednesday, December 12th, 2012

Barcelona është në kërkim të pasardhësit të Carles Puyolit, i cili së fundmi po përballet me lëndime të njëpasnjëshme dhe është afër pensionimit.

Për këtë, drejtuesit e klubit katalunas po mendojnë që ta gjejnë një lojtar adekuat, i cili do ta mbulonte hapësirën e lënë nga veterani spanjoll. Sipas medieve spanjolle, Barça ia ka mësyrë qendërmbrojtësit të Chelseat, David Luiz, të cilin synon ta transferojë në Camp Nou gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesi brazilian vlerësohet 20 milionë euro dhe nënkampioni spanjoll nuk do ta kishte problem ta paguajë këtë shifër. Përndryshe, Luiz është lojtar i rëndësishëm i Chelseat./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 241 here

Fjalët kyçe