Bayerni gjithnjë e më pranë titullit

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

Augsburgu ishte viktima e Bayern Munichut në ndeshjen e javës së 16-të që u zhvillua në SGL Arena. Mysafirët fituan me rezultat 2-0.

Pas lojës së mirë të bavarezëve, Sankoh preku topin me dorë në zonë dhe ua dhuroi mysafirëve një penalti. Thomas Mueller nuk gaboi nga njëmbëdhjetëmetërshi (40’).

Vetëm dy minuta pasi hyri në lojë, Mario Gomez e dyfishoi epërsinë (63’). Asistimi ishte i Franck Ribery.

Edhe pse ka edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar, mund të thuhet që titulli tashmë është në duart e Bayern Munichut që ka 41 pikë në krye të tabelës, nga 13 fitore, dy barazime dhe një humbje.

Kampioni në fuqi, Borussia Dortmund, ka pësuar me rezultat 2-3 para tifozëve të vet nga Wolfsburgu dhe tash gjendet 14 pikë prapa liderit. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 304 here

Fjalët kyçe