Bayerni shfaq interesim për Sneijder

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Bayern Munich është i gatshëm të transferojë mesfushorin e Interit, Wesley Sneijder.

Holandezi nuk do të luajë më për Nerazzurrët këtë sezon derisa nuk ka shenjë të një kontratë të re me një pagë të përgjysmuar, por duket se më e mundshme është që ai të shitet në afatin kalimtar të janarit.

Bayern raportohet se është i gatshëm të paguajë rreth 15 milionë euro për mesfushorin kreativ holandez.

PSG po ashtu mbetet e interesuar, ndërsa opsion mund të jenë edhe dy rivalët e Manchesterit, City dhe United. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 219 here

Fjalët kyçe