Bebeto: Neymar duhet të përmirësohet

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

Legjenda braziliane, Bebeto, beson se Neymar ka potencialin që të bëhet më i miri në botë, por duhet të përmirësohet ende.

Neymar edhe pse ende nuk e ka dëshmuar vetën në arenën evropiane të futbollit, po konsiderohet si njëri prej më të mirëve në botë.

”Unë nuk dua t’i krahasoj lojtarët e kohës time me kohën e tashme sepse atëherë loja ishte ndryshe. Neymari është lojtar i mirë, por ai duhet të përmirësohet nëse dëshiron të jetë më i miri në botë”, ka thënë Bebeto. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 367 here

Fjalët kyçe