Behrami, super lojtari muskuloz

Data e publiklimit: Friday, November 30th, 2012

Të gjithë në këmbë për Valon Behramin. Nuk ka ardhur ende koha për ovacione, por qysh tash futbollisti kosovar do ta meritonte një gjë të tillë. Këtë do ta meritonte më shumë se në një rast, shkruan ‘Il Roma’, e cila ia ka kushtuar një tekst të veçantë mesfushorit kosovar.

Nuk shënon (nuk e ka shijuar ende golin me ekipin Azzurro), nuk bën ekzibicione me gërshërë, gjuajtje të një lojtari klasi, goditje me take, por rendimenti i tij është i një lojtari kualitativ.

Lloj lojtari i vërtetë, jo një lojtar i gazetave dhe televizioneve, që kushtojnë shumë e më pas nuk arrijnë kurrë. Valon Behrami shprehet së bashku me muskuj dhe personalitet. Trajneri Walter Mazzarri në Cagliari e ka vendosur në mesfushë një ekip muskulor, duke hequr dorë nga klasi.

Presion, ‘vjedhje’ e topave dhe dëshira për ta nisur menjëherë aksionin Azzurr. Kjo është ajo që e veçon ish-futbollistin e Veronës, Lazios, West Hamit dhe Fiorentinës. Askush nga ai nuk ka fituar më shumë duele sesa ai në Serie A. Falë vendosmërisë së tij, Napoli prin në listën e skuadrave që kanë fituar më shumë dyluftime në fushë.

Kohë më parë luante në krahë të mesfushës, ndërsa tash e ka ndërruar idenë dhe po luan më shumë në qendër. Ka premtuar se do të luajë më mirë në qendër, edhe pse as në krahë nuk është i dobët. Në Napoli ka arritur që ta shijojë një jetë të dytë si mesfushor qendror.

Nuk do ta ekzagjeronim nëse themi se Behrami është ndër më të mirët e kampionatit italian. Fuqia, vendosmëria dhe mbi të gjitha korrektësia. Asnjë karton i kuq, pak zverdhje. Behrami e ka kapacitetin që të gabojë pak, duke dhënë siguri në tërë mesfushën, ngase pothuajse çdo kontrast arrin ta fitojë.

Ja pse me arritjen e tij, reparti defanziv i Napolit është përforcuar, përkundër largimit të Walter Garganos. Super lojtari me muskuj po i sjell fat Napolit të Mazzarrit, i cili gjendet vetëm dy pikë prapa kreut të tabelës./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 356 here

Fjalët kyçe