Beil pranon se dëshiron të largohet nga Anglia

Data e publiklimit: Monday, December 3rd, 2012

Garet Beil ka konfirmuar se në të ardhmen dëshiron të luajë në një kampionat tjetër, duke u larguar nga Anglia. Pohimi i tij vjen vetëm pak ditë pas ftesës që Luka Modriç i bëri për t’iu bashkuar skuadrës së Real Madrid në Spanjë, për të formuar një dyshe të pandalshme me Kristiano Ronaldon.

“Do të ishte diçka e këndshme të provoja një kampionat dhe kulturë tjetër. E kam thënë gjithmonë që nuk frikësohem të shkoj jashtë Anglisë. Nëse është momenti i duhur dhe nëse vjen skuadra e duhur për mua, atëherë do të shoh me seriozitet ofertat”, tha Beil.

“Të gjithë duan të luajnë në Ligën e Kampioneve. Sigurisht, ne ishim të pafat që nuk arritëm të kualifikoheshim në këtë turne në edicionin fundit, por Europa League është një tjetër turne interesant. Kemi dhënë 100% në çdo ndeshje që kemi luajtur, e kemi marrë seriozisht si turne dhe shpresojmë të fitojmë në këtë aktivitet”, u shpreh lojtari uellsian.

Fitorja e Totenhem në fushën e Fullhem në këtë fundjavë, e ngjiti skuadrën në vendin e katërt në renditje, pozicion të cilët londinezët duan ta ruajnë dhe mundësisht ta përmirësojnë në mënyrë që në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve të jenë protagonistë. Totenhemi siguroi vendin e katërt edhe në sezoni e kaluar, por triumfi i Çelsit në Ligën e Kampioneve bëri që t’i lëshonin vendin bluve londinezë të cilët nuk figuronin mes katër skuadrave më të mira në kampionat në fund të sezonit të kaluar./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 274 here

Fjalët kyçe