Benitez: Chelsea mund ta fitojë titullin

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Trajneri i ri i Chelseait, Rafael Benitez, ka barazuar pa gola në dy ndeshjet e tij të para me Chelsean, por ai beson se me më shumë punë ata mund ta fitojnë edhe titullin.

“Liga Premier është shumë, shumë e gjatë dhe unë mendoj se ne mund ta fitojmë ligën, pse jo? Gjëja kryesore është t’i fitojmë ndeshjet. Nëse mund ta bëjmë këtë, ne do të jemi në maje dhe do të fitojmë tituj”.

“Nuk është lehtë të gjykoni vetëm pas pesë seancave stërvitore dhe dy ndeshjeve. Ne na duhet kohë që të punojmë në disa gjëra. Dy ndeshje pa pësuar është diçka pozitive por unë dua që të shënojmë gola dhe të sulmojmë më shumë”, u shpreh Rafa për mediat angleze./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 262 here

Fjalët kyçe