Benitez: Është vetëm fillimi

Data e publiklimit: Monday, December 24th, 2012

Menaxheri i Chelseat, Rafa Benitez, ka lëvduar përmirësimin e skuadrës së tij pas fitores fantastike prej 8-0 në shtëpi ndaj Aston Villas të dielën mbrëma.

“E shihni ekipin duke u përmirësuar. Me këtë tip të performancës, ne do të tentojmë të jemi sa më pranë titullit që është e mundur. Të fitojmë është gjithmonë mirë, por gjëja kryesore është që të shohim ekipin duke bërë progres. Secila seancë stërvitore është mësim i ri dhe ekipi po ngritet”.

“Lojtarët kanë qenë të fokusuar nga dita e parë. Ata kanë tentuar të mësojnë dhe të përmirësohen. Unë mendoj se ju mund të shihni ekipin të përqëndruar, me besim në vetvete. Tani ne duhet të mbajmë hapin dhe të fitojmë ndeshjet, për të transmetuar mesazhin tek të tjerët se kemi mundësi të luftojmë për tituj”, është shprehur Benitez. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 465 here

Fjalët kyçe