Benitez: Mungon karakteri i kohës së Mourinhos

Data e publiklimit: Monday, December 3rd, 2012

Menaxheri i Chelseat, Rafa Benitez, ka kritikuar lojtarët e tij duke thënë se ata nuk janë në nivelin e kohës së Jose Mourinhos, kur fitonin tituj.

Chelsea u mposht 3-1 nga West Hami gjatë vikendit, duke lënë Benitezin pa fitoren edhe në ndeshjen e tij të tretë në detyrë.

“Është normale që kur humbet, nuk je i lumtur, por unë jam i zemëruar. Ne nuk mund ta arrinim nivelin e lojës së tyre fizike, topat e gjatë, topat e dytë, harkimet nga këndi”.

“Ne u dhamë shumë opsione të luajnë lojën e tyre dhe ne nuk mund të mbanim posedimin. Kjo është kur ju duhet të shënoni karakter dhe kualitet – dhe ne nuk e bëmë këtë”.

“Karakteri dhe lidershipi gjithmonë janë të patjetërsueshëm në një ekip. Chelsea i Jose Mourinhos kishte shumë karakter, por tash është një kohë tjetër”, ka thënë Benitez. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 204 here

Fjalët kyçe