Benitez: Ta fitojmë Ligën e Evropës

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Menaxheri i Chelseat, Rafa Benitez, thotë se ai do të mundohet ta fitojë Ligën e Evropës, pasi skuadra e tij u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve.

“A mund ta ndryshojmë rezultatin e një ndeshje tjetër? JO. A mund ta ndryshojmë situatën? JO. Andaj mendoj se duhet të mendojmë për atë çfarë mund të ndryshojmë, që është të përmirësohemi dhe të bëhemi gati për sfidën e radhës”.

“Kjo ishte jashtë duarve tona. Kam thënë më herët ne duhej ta bënim punën tonë dhe, si menaxher, ju duhet të jeni vërtet të kënaqur me paraqitjen e ekipit. Kishte 32 tentime, 18 në gol, gjashtë gola, shumë shanse të pastra, andaj duhet të mendojnë për anët pozitive të kësaj paraqitje”.

“Ju sigurisht jeni të zhgënjyer pasi nuk mund të vazhdoni në Ligën e Kampionëve. Nëse më pyetni mua nëse do ta marr Ligën e Evropës seriozisht; çdo garë është e rëndësishme për ne, andaj ne do të përpiqemi të japim më të mirën dhe të fitojmë nëse mundemi”, ka thënë Benitez. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 267 here

Fjalët kyçe