Benitez zbulon bisedën me Terri e Lampard

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

Rafael Benitez ka zbuluar se ndër gjërat e para që ka bërë pasi u caktuar trajner i përkohshëm i Çelsit, ishte të zhvillonte një bisedë kokë më kokë me Xhon Terri dhe Frenk Lampard, që të sigurohej se kishte mbështetjen e tyre.

Ish-trajneri i Liverpulit nuk është shumë popullor mes fansave të skuadrës londineze të cilët nuk e pritën mirë largimin e Di Mateos. Si rrjedhojë, ai e pa të arsyeshme të fliste me dy liderët e skuadrës për të parë nëse ata ishin dakord apo jo.

“Unë zhvillova një bisedë në fillim me Frenk dhe Terri. Ata ishin të dëmtuar dhe ne biseduam në dhomat e zhveshjeve kur skuadra po bënte nxemjen. Ne po flitnim për rivalitetin dhe mentalitetin që ekzistonte më përpara. Te Liverpuli, në atë periudhë, unë kisha një mentalitet të mirë, një mentalitet fituesi”.

“Të dy këta lojtarë kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë një mentalitet fituesi. Kjo është arsyeja pse unë i thashë se së bashku, mund të jemi më të mirë sesa në periudhën kur kemi qenë kundërshtarë”, shpjegoi trajneri spanjoll./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 228 here

Fjalët kyçe