Berlusconi: Jam presidenti më i suksesshëm në histori të futbollit

Data e publiklimit: Tuesday, December 11th, 2012

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka deklaruar se asnjë homolog i tij nuk e ka përjetuar suksesin që ka arritur me Rossonerët.

Ish-kryeministri i Italisë e mori klubin në vitin 1986 dhe që atëherë, Milani, mes tjerash, e ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve dhe tetë herë titullin e Italisë.

“Përvoja ime si president është akoma e rëndësishme, jam presidenti më i suksesshëm në histori të futbollit”, ka deklaruar 76-vjeçari për La Gazzetta dello Sport. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 329 here

Fjalët kyçe