Besa shpreson në mrekulli

Data e publiklimit: Saturday, September 15th, 2012

Të shtunën mbrëma në Pejë do të zhvillohet ndeshja e dytë ndërmjet Besa Famiglias dhe ekipit serb nga Bosnja e Hercegovina, Brac – në kuadër të rrethit të parë të Kupës së EHF-së.

Kampioni i Kosovës në hendboll para një jave është mposhtur në Banjallukë nga Boraci në ndeshjen e parë me rezultat 31:22. Por, pejanët janë mobilizuar që të shtunën para tifozëve të tyre t’i revanshohen skuadrës nga Republika Srpska.

Kapiteni i skuadrës pejane, Enis Kastrati pranon se vetëm mrekullia do ta kualifikonte Besën në rrethin e dytë garues, pas asaj humbjeje të thellë nga ndeshja e parë. Por, ai insiston se takimin e dytë ekipi i tij mund ta fitojë me ndonjë epërsi të vogël, e cila megjithatë do t’i konvenonte ekipit serb.

“Kemi humbur me nëntë gola dallim dhe sinqerisht në hendboll është shumë vështirë të anulohet një rezultat i atillë. Mirëpo, ne do të angazhohemi sikur të ishte rezultati 0:0 që të arrijmë një rezultat sa më të mirë. Mendoj që takimin e së shtunës do të jemi më të koncentruar e më të kompletuar sesa në lojën e parë dhe me ndihmën e tifozëve besoj se mund ta shënojmë një fitore të rëndësishme, edhe nëse ajo nuk do të na kualifikonte”, ka deklaruar Kastrati.

Kjo ndeshje zhvillohet në palestrën ‘Karagaç’ prej orës 20:00, derisa ndarjen e drejtësisë do ta bëjnë moldavianët Dorian Sirbu dhe Valentin Suponicov, kurse takimin do ta vëzhgojë malazezi Nebojsa Vujisic./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 1056 here

Fjalët kyçe