Bielsa i mbyll derën Lorentes

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Fernando Lorente nuk do të nxirret në shitje në janar, pavarësisht dëshirës së futbollistit që ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Atletik Bilbao sa më shpejt të jetë e mundur. Këtë fakt e ka konfirmuar trajneri i ekipit bask, Marcelo Bielsa, i cili ka theksuar se futbollisti do të vazhdojë të jetë në këtë skuadër të paktën deri në qershor, kur i mbaron kontrata aktuale.

“Situata është ajo që dini të gjithë, por shitja e Lorente në janar përjashtohet si mundësi, pasi klubi ka marrë një vendim dhe do ta respektojë atë. Prania e tij në skuadër nuk është një barrë, është një mbështetje më shumë për ekipin që po kalon momente të vështira”, tha trajneri argjentinas.

Kjo do të thotë se Atletik Bilbao ka vendosur përsëri që të mbajë kundër dëshirës lojtarin, edhe pse ky vendim do t’i sjellë një dëm ekonomik të rëndësishëm pasi nuk do të përfitojë asgjë nga largimi i futbollistit në fund të këtij sezoni.

Tani të gjitha skuadrat e tjera bëhen gati që në janar të hidhen në sulm për të bindur lojtarin të pranojë ofertën e tyre për sezonin ardhshëm, pasi do të jetë ai që do të ketë në dorë situatën dhe do të zgjedhë ekipin e radhës, ku siç ka thënë vetë, shpreson të mos gjejë më një tifozeri “të pasjellshme” si ajo e Atletik Bilbaos. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 191 here

Fjalët kyçe