Boks, i jepet lamtumira e fundit Camachos

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Familjarë, boksierë, sportistë dhe qindra tifozë i dhanë lamtumirën e fundit Hector Camachos, ish kampionit të botës që humbi jetën pasi u qëllua me përpara shtëpisë së tij më 20 nëntor.

Ceremonia u zhvillua në qytetin e lindjes së ish kampionit, në Bayamon të Porto Ricos, ndërsa mbi arkivolin e tij u vendos një ekran gjigand ku transmetoheshin të gjitha ndeshjet e Macho Camachos. Për vrasjen e tij policia e Porto Rikos tha se ende nuk ka arrestuar asnjë person./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 436 here

Fjalët kyçe