Boltit i “ikën” e dashura

Data e publiklimit: Thursday, December 27th, 2012

Britanikja Megan Edwards, e cila pushtoi zemrën e njeriut më të shpejtë në botë, Usain Bolt, gjatë Lojërave Olimpike në Londër, e ka lënë atë për shkak se ai jeton shumë larg saj.Bukuroshja 22-vjeçare ka vendosur të ndërpresë lidhjen pas kthimit nga Xhamajka, ku ishte për të vizituar familjen e tij.

Ajo erdhi në përfundimin se distanca prej shtatë mijë kilometrave është tepër e madhe për të pasur një marrëdhënieve të suksesshme.

Bolt thuhet se e ka lutur që ta rishqyrtojë vendimin, por Megan nuk e ka ndryshuar vendimin e saj. Si arsye kryesore kishte theksuar angazhimet e shumta rreth biznesit, ku për shkak të kësaj ajo nuk mund që të shkojë shpesh në Xhamajkë./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 1128 here

Fjalët kyçe