Borussia në kërkim të Hondas

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Ylli i CSKA Moskës, Keisuke Honda, është duke joshur interesimin e Borussia Dortmundit.

TalkSPORT bën të ditur se mesfushori japonez vazhdon të jetë cak i Liverpoolit, por tash në garë është futur edhe kampioni i Gjermanisë, Dortmund, që është në kërkim të një lojtari për të mbuluar zbrazëtirën e lënë nga Shinji Kagawa.

Bashkëkombasi i Hondas, Kagawa, u largua nga skuadra gjermane gjatë verës për t’iu bashkuar Manchester United, dhe Dortmund që atëherë ka dështuar të shënojë gola nga mesfusha.

Kagawa ka shënuar 13 gola për verdhezinjtë kur ata fituan titullin e Bundesligës sezonin e kaluar, dhe klubi mendon se Honda do të mund të ofronte diçka të ngjashme me atë çfarë kampionët e Gjermanisë kërkojnë te një mesfushor sulmues. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 295 here

Fjalët kyçe