Botërori i Klubeve nisi me fitoren e Sanfrecce Hiroshima

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Kampionët e J-League të Japonisë, Sanfrecce Hiroshima e kanë nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tyre në Botërorin e Klubeve që startoi pikërisht me takimin Sanfrecce Hiroshima – Auckland City FC. Japonezët e Hiroshimës dominuan në tërësi takimin ndaj skuadrës nga Zelanda e Re megjithatë rezultati në fund ishte vetëm 1 me 0.

Takimi u zhvillua në Yokohama-International Stadium atje ku u zhvillua edhe finalja e Botërorit 2002 dhe tani vëndasit do të presin në raundin tjetër kampionët e Afrikës Al – Ahly me të cilët do të përballen mbas tre ditësh. Pjesa e parë nisi vrullshëm për Sanfrecce që rrezikoi disa herë portën e kundërshtarit sidomos me anë të golashënuesit më të mirë të J-League, Hisato Sato por që gjeti të përgatitur portierin kundërshtar Tamata Williams. Në krahun tjetër strategjia e Aucland ishte e qartë që kishte rrjeshtuar të gjithë skuadrën pas vijës së topit megjithatë në minutën e 66-të rezistenca e tyre përfundoi pasi japonezët e Sanfrecce pas disa tentativave nga distanca ku goditën edhe shtyllën arritën të kalojnë në avantazh me anë të Toshihiro Aoyama që shënoi një super gol me anë të një goditje të saktë nga distanca. Ky ishte edhe goli I 200-të në historinë e Botërorit të Klubeve.

Tashmë Sanfrecce do të presë në Toyota City skuadrën e Al-Ahly më datë 9 dhjetor në të njëjtën ditë ku do të përballen edhe kampionët e Azisë Ulsan Hyundai nga Korea me fituesen e CONACACAF meksikanët e Monterrey./SportIndeks.com

Ky publikim eshte lexuar 269 here

Fjalët kyçe