Brazil, hidhet shorti i Confederations Cup

Data e publiklimit: Saturday, December 1st, 2012

Në San Paolo të Brazilit, u hodh shorti i dy grupeve pjesëmarrëse të evenimentit Confederations Cup që do të zhvllohet në qershorin e vitit 2013.

Përballje interesante vihen re në “antipastën” e Botërorit 2014 ku Italia dhe Brazili bashkë me Meksikën e Japoninë ndodhen në grupin A. Dy kombëtaret me më shumë kupa bote, Brazili dhe Italia do të ndeshen në takimin e tretë.

Në grupin B, shorti vuri përballë Spanjën me Uruguajin, ndërsa Tahiti vjen si fituesja e Oqeanisë. Grupi plotësohet me skuadrën kampione të Afrikës që do të shpallet në fillim të vitit tjetër./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 223 here

Fjalët kyçe