Brazili, Scolari eshte trajneri i ri

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), Jose Maria Marin, theksoi se sot e enjte do të emërohet trajneri i ri i Brazilit.

Sipas shtypit karioka, me shumë mundësi do të jetë Luiz Felipe Scolari ai që do të drejtojë Seleçaon në Kupën e Botës “Brazil 2012”.

Scolari ka qenë trajneri që ka fituar botërorin në krye të Brazilit në vitin 2002, eveniment që u organizua në Korenë e Jugut dhe Japoni.

Së bashku me Scolarin do të rikthehet si koordinator teknik edhe Carlos Alberto Parreira.

Para disa ditësh, CBF shkarkoi nga detyra trajneri Mano Menezes për rezultate jo të kënaqshme.

 

Romario i uron fat Skolarit e Parreiras

Ish-sulmuesi i kombëtares braziliane, Romario, i ka uruar fat Luiz Felipe Skolarit dhe Karlos Alberto Parreiras me detyrat e reja në të cilat pritet të emërohen sot në drejtimin e kombëtares së Brazilit.

I pari pritet të emërohet trajner i Brazilit, ndërsa i dyti do të marrë postin e drejtorit teknik, pas largimit nga detyra të Mano Menezes dhe Andres Sançez.

“I uroj fat dy miqve të mi Parreira dhe Skolari. Faleminderit Zotit që këto të paaftët e Federatës goditën në shenjë të paktën një herë. Jam i sigurt tani se gjërat e gabuara që ndodhën nën drejtimin e Menezes nuk do të ndodhin përsëri. Ata do të grumbullojnë lojtarët më të mirë të mundshëm për Brazilin”, ishte komenti i Romarios, një prej kritikëve më të ashpër të Menezes gjatë të gjithë periudhës kur ky i fundit drejtoi kombëtaren braziliane.

Ndonëse emërimi i Skolarit dhe i Parreiras nuk është bërë ende zyrtar, pritet që ai të kryhet gjatë ditës së sotme ose maksimumi nesër, pasi të sqarohen detajet e fundit financiare mes palëve.

Skolari është trajneri i fundit që i ka dhënë titullin Kampion Bote Brazilit, në vitin 2002, ndërsa nën drejtimin e Parreiras, kjo kombëtare fitoi Kupën e Botës në vitin 1994/SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 285 here

Fjalët kyçe