Cambiaso i zhgënjyer me disfatën nga Parma

Data e publiklimit: Tuesday, November 27th, 2012

Mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso thotë se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë të zemëruar pas disfatës 1-0 nga Parma.

“Ka një zemërim sonte. Ne jemi një klub i cili gjithmonë është në krye dhe duam të kthehemi atje”.

“Në pjesën e parë ne u përpoqëm ta çojmë ndeshjen te Parma, ne u përpoqëm ta mbajmë topin por ne nuk ishim efektiv. Ata shtuan vetëbesimin në pjesën e dytë dhe krijuan disa raste të mira”.

“Mbi të gjitha do të thosha se ata e merituan fitoren, por unë jam i zhgënjyer me paraqitjen tonë”, ka thënë Cambiaso për Sky Sports. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 212 here

Fjalët kyçe