Cambiasso lavdëron Cassanon

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Esteban Cambiasso ka gjetur kohë ta lavdërojë bashkëlojtarin e tij te Interi, Antonio Cassano, pas barazimit 2-2 në Europa League ndaj Neftchi Baku.

Mesfushori kreativ u rikthye në fushë të enjten mbrëma pasi mungoi në tre ndeshjet e kaluara, dhe Cambiasso është i kënaqur me këtë rikthim të Cassanos.

“Antonio mund të bëjë gjithçka kur e ka topin në këmbët e tij, ai tmerron mbrojtjen kundërshtare dhe mund të bëjë gjëra kurdo që e fiton topin”.

“Ne nuk duhet të fokusohemi në mungesat. Ka qenë e vështirë për ne, por të dielën ne u kthyem kah fitoret dhe kemi nevojë ta ruajmë atë”, ka thënë Cambiasso.

Interi të dielën do ta presë në fushë të vet rivalin për titull, Napolin. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 221 here

Fjalët kyçe