Cech: Chelsea favorit për KBK

Data e publiklimit: Tuesday, December 11th, 2012

Portieri i Chelsea, Petr Cech, thotë se Blutë janë favoritë për ta fituar trofeun e sivjetme të Kupës Botërore të Klubeve.

“Ne jemi kualifikuar drejt në gjysmëfinale, si edhe Corinthians, andaj ne duhet të shihemi si favoritë”.

“Unë mund të jetoj me këtë fakt. Nuk është problem për ne. Ne erdhëm për të dhënë më të mirën dhe për t’u përpjekur ta fitojmë garën, dhe ne mund ta pranojmë pozitën e favoritit dhe do ta dëshmojmë këtë në fushë”, ka thënë Cech.

Chelsea do ta fillojë garën me gjysmëfinalen e të enjtes kundër skuadrës meksikane Monterrey, fitues i Ligës së Kampionëve CONCAF (Amerikës Veriore, të Mesme dhe Karaibeve). /SportIndeks.com

Ky publikim eshte lexuar 430 here