Cech: Faji është i lojtarëve

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Portieri i Chelseat, Petr Cech, ka fajësuar lojtarët e klubit pas dështimit për ta mbrojtur titullin e Ligës së Kampionëve dhe pasi në mënyrë të turpshme u eliminuan që në fazën e grupeve.

Pas disfatës 3-0 nga Juventusi në rundin e kaluar të Ligës së Kampionëve, si pasojë e të cilës u Roberto Di Matteo u zëvendësua nga Rafa Benitez, Blutë kishin nevojë për fitore ndaj Nordsjaelland dhe shpresonin Juventusi të pësojë nga Shakhtari në ndeshjen e fundit.

Dhe pavarësish fitores bindëse prej 6-1 në Stamford Bridge ndaj skuadrës norvegjez, kampioni i Italisë fitoi ndaj skuadrës ukrainase, duke eliminuar Chelsean nga Liga e Kampionëve, që tash do të luajë në Europa League.

“Fatkeqësisht nëse ju e ndërroni menaxherin, ju e ndërroni vetëm menaxherin, por përgjegjësia është e çdokujt”.

“Ne të gjithë jemi në të njëjtën varkë, menaxheri dhe lojtarët – përgjegjësia është e njëjtë për secilin. Ju jeni një ekip”, ka thënë Cech pas fitores së mbrëmshme. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 424 here