Cech kërkon ndërrimin e orarit

Data e publiklimit: Monday, December 10th, 2012

Portieri i Chelseat, Petr Cech ka kërkuar nga Premierliga të konsiderojë ndryshimin e orarit për skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Evropës nuk arriti më tepër se pozitën e tretë në Grupin E dhe tani do të garojë në Europa League. Kurse, Manchester City u eliminua nga të gjitha garat evropiane duke dalë i fundit në Grupin D. Cech beson se Premierliga duhet të ndryshojë orarin në mënyrë që ti ndihmojë skuadrave në Evropë.

“Ata duhet të analizojnë orarin. Shakhtar, çdo ndeshje para Ligës së Kampionëve e zhvillon të premten. Njësoj edhe skuadrat gjermane. Kjo u krijon përparësi”, deklaroi Cech për Sunday Mirror./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 275 here

Fjalët kyçe