Celtic, Lennon rrëfen emocionet

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Në “Celtic Park” luhet minuta e 82-të e ndeshjes. Commons ka në këmbët e tij golin e kualifikimit për Celtic. Në stadium pllakos heshtja, ndërsa e gjithë pankina e skocezëve kthehet me kurriz nga fusha. Askush nuk ka guximin të shikojë përfundimin e këtij 11-metërshi. Futbollisti vendas tregohet i saktë dhe për Celtic happen dyert e 1/8 të Uefa Champions League pasojë dhe e barazimit 0-0 të Benfikës në Barcelonë. Në fund shpërthen festa, por për trajnerin Neill Lennon minutat e fundit të sfidës me Spartakun e Moskës kanë qënë më stresueset të të gjithë karrierës së tij:

“Ishin të tmerrshme, absolutisht të tmerrshme. Pesë minuta gjatë të cilave nuk më zinte vendi. Ulesha në stol, ngrihesha sërish, kthehesa me kurriz nga fusha dhe përpiqesha që të ruajë qetësinë. Në stomak më ishte mbledhur një lëmsh, aq sa më vinte të zbrisja vetë në fushë. Lojtarët e menaxhuan mjaft mirë këtë situatë, por kur je duke luajtur nuk e ndjen kaq shumë presionin. Në fund më pas gjithcka ishte e mrekullueshme. Jam krenar për futbollistët e mi. Askush nuk na fali asgjë në këtë grup. E merituam kualifikimin”.

Celtic kualifikohet për herë të parë në 1/8 e Champions që prej vitit 2008 duke e mbyllur grupin e tij në kuotën e 10 pikëve, tre më pak se Barcelona kryesuese e mbi të gjitha duke barazuar rekordin e Rangers, si skuadra që kishte grumbulluar më shumë pikë në një fazë grupesh të Uefa Champions League. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 430 here