Ch. League, fitojnë PSG e Reali, turpërohet Man. City

Data e publiklimit: Wednesday, December 5th, 2012

Paris sent Zhermen siguiroi lidershipin në grupin A falë fitores në përballjen direkte me rivalët e Portos. Skuadra e Ancelotit triumfoi në shifrat 2-1 në Park Dë Prins falë golave të blerjeve të verës së kaluar nga serias A, Tiago Silva dhe Ezekiel Laveci. Ish mbrojtësi I Milani kaloi të zotët e shtëpisë në avantazh në minutën e 29 me një goditje të shkëlqyer me kokë që nuk i la shanse protierit Helton. Katër minuta më vonë Xhekson Martines risolli ekuilibrin kur pasi i kishte shpëtuar vëmendjes së Aleks u gjet i gatshëm për asistin e Danilos. Goli i fitores erdhi në minutën e 61 nga Argjentinasi që me një goditje të fortë bëri që topi ti rrëshkasë nga duart e Helton. Fitoi pikën e vetme në fazën e grupeve Dynamo e Zagrebit që barazoi 1-1 në “Maksimir” nën borën e dendur të kryeqytetit kroat me Dinamon e Kievit, me ukrainasit që kaluan në avantazh me Jarmolenkon por u shtangën në kohën shtesë nga Krstaniovic I cili shënoi nga pika e bardhë e 11 metësrghit të vetmin gol në fazën e grupeve të Champions për ballkanasit.

Në grupin B kryesimi është i Shalkes. Blutë mbretërorë barazuan 1-1 në Francë përballë Miontpelie, ku golit me kokë të Benedikt Hëvedes iu përgjigj për kampionët e francës Emanuel Herara, por gjermanët gjithsesi ruajtën supermacinë falë fitores 2-1 të Olimpiakos ndaj Arsenalit në Greqi. Helenët që përfunduan fazën në vendin e tretë në grup u gjendën në disanvatazh nga finalizimi i Tomas Rosickit por ditën ta përmbysin rezultatin në pjesën e dytë me golat e Manitis dhe Mitroglyu.

Në grupin C ishte salduar që më parë kryesimi i Malagas dhe kualifikimi i Milanit luhej vetëm për vendin e tretë që shkon për Zenitin e Shën Petërburgut falë fitores 1-0 të rusëve në San Siro ku kishte Dani që ndëshkoi kuqezintë e Allegrit për të cuar në Europa Ligë skuadrën e Spaletit që mposhti në këtë mënyrë konkurencën e Anderlechtit me belgët që u ndalën në barazim 2-2 me Malagan. Dygolësh i Dudas për spanjollët ndërsa për Anderlehtin shënuan Jovanovic dhe Mbokani. Malaga e mbyll e pamposhtur fazën e grupeve ndërsa e mbyll atë pa asnjë fitore Mancester siti, Anglezët dalin nga evropa pasi u mundën 1-0 në Signal Iduna Park nga Borusia e Dortmundit me Sheiber që me golin e tij të parë në Champions League i shkaktoi një tjetër zhgënjim portierit Hart. Përfiton nga disfata e Sitizens, Ajaksi i Amsterdamit që edhe pse u mposht 4-1 në Santiago Bernabeu nga Reali i Madridit vijon aventurën në Europa Ligë, Kristiano Ronaldo iu përgjigj me golin e avantazhit në minutën e 13 spekulimeve mediatike që rrethojnë mernegesit , rrit akoma më tepër kuotat e tij në gjirin e los blankos me një dygolash josë Kalehon ndërsa kishte vend dhe për një demonstrim nga i shumpërforluri Rikardo Kaka që me golin e tij konfirmoi se është i gatshëm e madje në gjendje të mirë pavarësisht zërave që e shikojnë larg Bernabeut./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 250 here

Fjalët kyçe